22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sali Berisha: Akuza të rënda ndaj Edi Ramës e krahason me Enver Hoxhën

Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me kritikat e tij të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me Enver Hoxhën dhe duke e akuzuar për “zbrazjen më të tmerrshme të kombit” gjatë regjimit të tij. Ai e përshkruan Hoxhën si “Hitlerin shqiptar”, duke theksuar se ky i fundit ka kryer krime të rënda ndaj shqiptarëve, duke vrarë dhe ekzekutuar ata që guxuan të mbrojnë liritë dhe dinjitetin e tyre.

Berisha argumenton se, ndryshe nga Hoxha, Rama ka shkaktuar një largim masiv të shqiptarëve nga vendi, duke e konsideruar këtë si një akt urrejtjeje ndaj popullit shqiptar. Ai theksoi se asnjë komb në Evropë nuk është dëbuar nga vendi i tij në një periudhë kaq të shkurtër si shqiptarët nën qeverisjen e Ramës.

Duke folur për sistemin arsimor, Berisha shprehu shqetësimin e tij për numrin e pedagogëve dhe asistentëve, duke treguar se nga 11,000 pedagogë në vitin 2013, tani kanë mbetur vetëm 5,400. Ai nënvizoi se shumë nga ata kanë emigruar për një jetë më të mirë, duke akuzuar Ramën për shkatërrimin e inteligjencës dhe sulmimin e profesionet e lira. Berisha e cilësoi Ramën si një lider të papërgjegjshëm, që po dëmton të ardhmen e vendit dhe të rinjve shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler. Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar. Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve. Asnjë komb në Europë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.

Miqtë e mi! Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë ikur, kanë marrë dherat. Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...