27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Sali Berisha nga Kuvendi paralajmëron lëvizjen e radhës: Rama dhe Basha janë pjesë e aferave korruptive!

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme në Shqipëri kundër aferave korruptive të qeverisë me anë të inceratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha tha se dyshja “Basha-Rama” kanë stisur grabitjen e 810 mijë metrave katrorë duke lënë Shqipërinë pa porte detare. Gjithashtu Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe ministrit të Financave Arben Ahmetajt.

Sali Berisha:
“Ajo që po ndodh në këtë parlament është unike dhe tragjike. Këtu përdoret në mënyrë më të papranueshme korrupsioni si mburojë, këtu ky parlament degradon cdo ditë dhe më shumë, këtu i krijohen komisione në vend që të përdoren për transparencë por përdoren për luftë të brendshme brenda mazhorancës. Një ditë këta nxjerrin nga komisioni një javë para se të dalë nga Edvini. Pas 3 ditësh palët në përleshje të brendshme nxjerrin Lal plehun. Duhet të bëhet transparencë për qytetarët por këta kanë problem për të bërë luftë të brendshme për të përdorur korrupsionin për të godit tjetrin. Afera e inceratorëve është afera më klasike e një vjedhje e cila ka një zinxhir hajnash por ka për krye hajn një njeri, Edvin Kristaq Ramën. Unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm të vendit. Ai dhe Don Agacio janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet dhe më kriminalet në historinë e këtij vendi. Ministria e Mjedisit nisi një procedurë dhe është fajtore pa pas asnjë qindarkë në buxhet të parashikuar por natyrisht kishte garancitë që fondet mund t’i jepeshin nga një person dhe ky ishte kryeministri natyrisht me pëlqimin e Arben Ahmetaj, ministri i Financave. Shkëlqim Cana nuk pranoi ta bënte. U fituan aty të paktën 13 milionë euro, kurse këtu përmendin emrin e Zotos, ata janë ushtarë more në këtë aferë të tmerrshme e cila për kreun e meduzës nuk ekziston. Pasi u krijua mekanizmi, qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit pastaj nisën me Fierin sepse korrupsioni nisi të fu8nksionojë. Qytetarët e udhëhequr nga Luan Baci qëndroi në mbrojtje të interesit por këtë nuk e bëri ish kreu i opozitës në Tiranë me gjithë përpjekjet për denoncimin e kësaj afere. Ai që ka vjedh miliardin e parë do edhe të dytin, oreksi vjen duke ngrënë. Lal Plehu sulet kurse Ahmetaj u tërhoq dhe vjedhja mori përmasa më të mëdha. Me djegësit e Tiranës qytetarët ndanë 65 milionë euro. Janë dy hetime, një hetim parlamentar dh enjë hetim i skapit. Të përgatitemi për protesta më masive për të shpartalluar këtë aferë korruptive. Kjo është afera më e madhe e zbuluar deri tani. Kjo është jo më shumë se 1/10 për portin e Durrësit. Edi Rama kësaj here në bashkëpunim me lulzim bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metrave katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte. Vlorën e Durrësin po e kthejnë në varrim, kurse Shëngjini është shndërruar në portin Luca”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...