31.3 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Sali Berisha rrëfen rrugën drejt politikës: “Nuk e kisha menduar kurrë, por uria e shqiptarëve më shtyu”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një pasqyrë të plotë të jetës së tij, duke ndarë kujtimet nga rinia, familja, profesioni dhe karriera politike. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri ka kombinuar historitë personale me sfidat e vendimeve të mëdha politike, duke rrëfyer si vendosi të braktiste profesionin e mjekut për t’iu përkushtuar politikës.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se mund të merresha me politikë,” tha Berisha, duke theksuar pasojat e mundshme për familjen në një kohë kur çdo kundërshtim mund të shoqërohej me pasoja të rënda. “Por pasojat më të rënda do i paguanin fëmijët dhe gruaja. Na mungonte dinjiteti njerëzor, sepse ne tjetër mendonim dhe tjetër flisnim, ishte imponuar njeriu diktaturë.”

Berisha tregoi se uria kronike dhe vështirësitë e përditshme të shqiptarëve ishin nxitja më e madhe për të hyrë në politikë. “75% e shqiptarëve ishin me uri kronike, me sëmundje nga më të ndryshme. Ishte vetëm buka e misrit. Kjo ishte nxitje e madhe për mua, se kaloi në barbari,” shpjegoi ai, duke kujtuar situatën në vitin 1988, kur fshatarëve u jepeshin vetëm kafshë të pakta si shpërblim.

Vendimi për t’u përfshirë në politikë, tha Berisha, ishte më i vështiri dhe më i rëndësishmi: “Ramiz Alia në pamje dukej tolerant, por në të vërtetë ishte një marksist-leninist i bindur.” Rrëfimi i tij pasqyron tensionin midis dëshirës për të ndihmuar popullin dhe sfidave personale që politika mund të sjellë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...