30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Sali Berisha: Vendimi i Apelit të GJKKO, një pilulë elektorale për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, duke e cilësuar atë si një “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama.” Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se vendimi është politik dhe pa bazë ligjore, ndërsa shtoi se do ta respektojë vendimmarrjen e gjykatës.

Berisha paralajmëroi se ky vendim do të përfshihet në dosjen që ai ka depozituar në Gjykatën e Strasburgut.

Pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale, SKAP i partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKAP-it nga Rama, si dhe zbatimit të urdhrave të tij politikë. Çështjen e kam në Strasburg dhe do ta respektoj vendimin. Kjo do ta pasurojë këtë rast dhe do t’i shtohet dosjes së Strasburgut.” – deklaroi Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment të rëndësishëm politik dhe ligjor, ku përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...