25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Samiti i G7/ Kancelarja Merkel: “Nuk kemi të reja sot mbi afatin e tërheqjes së trupave amerikane”

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Joe Biden, as në samitin e G7-ës nuk dha një datë të re për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. “Nuk kemi të reja sot mbi afatin e tërheqjes së trupave amerikane”, tha Merkel, të martën në Berlin, pas samitit të posaçëm të G7-ës për Afganistanin.

Aleatët evropianë në Londër, Paris dhe Berlin po bëjnë presion për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, sepse kjo është mënyra e vetme për të vazhduar operacionin e evakuimit. Ende me mijëra njerëz janë në pritje të largohen nga vendi, pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Islamistët militantë, të cilët tani kontrollojnë pothuajse të gjitha pjesët e vendit dhe kryeqytetin Kabul, kanë deklaruar se nuk do të lejonin praninë e trupave amerikanë përtej datës 31 gushtit.​

Biseda intensive për vazhdimin e evakuimit

Bundeswehr-i gjerman deri tani ka arritur të nxjerrë nga Kabuli mbi 4000 vetë. Merkel theksoi se edhe pas përfundimit të operacionit ushtarak, do të bëheshin përpjekje për të nxjerrë aleatët nga Afganistani. Kjo është arsyeja pse tani ka bisedime “shumë intensive” që aeroporti i Kabulit të vazhdojë të funksionojë për transportin civil, tha kancelarja.

Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, kishte thënë më parë se për këtë do të flitej edhe me talibanët. Merkel tha se “Idetë e talibanëve natyrisht luajnë një rol sepse kontrollojnë Kabulin.”

Maas: Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i nxjerrë të gjithë nga Kabuli

Në një bisedë me televizionin Bild, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, tha se edhe sikur të zgjatet misioni evakuimit, koha nuk do të mjaftojë për t’i nxjerrë të gjithë.

Pas ardhjes në pushtet, të talibanëve, një javë më parë, shtetet perëndimore kanë punuar nën presion të lartë për të evakuuar qytetarët e tyre, ndihmësit afganë lokalë që kanë punuar për trupat e tyre dhe njerëz të tjerë që janë veçanërisht të kërcënuar nga talibanët. Dhjetëra mijëra tashmë kanë dalë jashtë vendit. Tërheqja e trupave perëndimore pas shtatë ditësh do të linte pas njerëz të panumërt që kanë frikë për jetën e tyre nën sundimin taliban.

Gjermania shton ndihmën për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi gjithashtu se Gjermania e kishte shtuar ndihmën për refugjatët nga Afganistani. Përveç 100 milionë eurove, që ishin caktuar më parë si ndihmë e shpejtë për refugjatët në dhe përreth Afganistanit, Gjermania do të vërë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera si ndihma humanitare.

Paratë do të menaxhohen nga organizatat ndërkombëtare, tha kancelarja, pasi Gjermania ndërkohë e ka ndërprerë ndihmën në kuadër të politikave zhvillimore. Edhe Komisioni Evropian bëri të njohur të martën se do të vërë në dispozicion 500 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve nga Afganistani.

Afganistan, Konferencë shtypi e zëdhënësit të talibanëve
Sabiullah Muxhahid, zëdënës i talibanëve, në një konferencë shtypi në Kabul, (18.8.2021)

Talibanët duan t’u japin fund evakuimeve

Ndërkohë, siç raporton BBC, talibanët e përjashtojnë kategorikisht shtyrjen e afatit për largimin e trupave amerikane nga Kabuli. Afati, për të cilën ramë dakord, përfundon më 31 gusht, tha zëdhënësi i talibanëve, Sabihullah Muxhahid, në Kabul, në një konferencë shtypi të transmetuar dhe përkthyer nga BBC. “Zgjatja e shkel marrëveshjen”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se afganët nuk do të lejohen më të shkojnë në aeroport. “Ne nuk do t’i lejojmë ata të largohen nga vendi.”

Muxhahidi akuzoi SHBA-në që po bind afganët e arsimuar që të largohen nga vendi. Ai i bëri thirrje popullsisë të mos largohet: Vendi ka nevojë për mjekë dhe inxhinierë të trajnuar mirë, tha ai. Në të njëjtën kohë ai njoftoi se talibanët duan të zvogëlojnë turmën në aeroport. Njerëzit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme.

/DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...