38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Sazanin që ja kemi premtuar Trumpit”/Ylli Manjani: Amerika dhe bataku i Liberal-Demokracisë

Ylli Manjani ka bërë një koment kritik mbi situatën politike në SHBA, duke u përqendruar në zgjedhjet presidenciale dhe betejën mes Donald Trump dhe kandidatëve liberal-demokratikë. Ai shprehet skeptik për mundësinë që Trump të fitojë zgjedhjet, duke theksuar se sondazhet tregojnë një rezultat të ngushtë, gjë që zakonisht favorizon kandidatin aktual në pushtet.

Manjani thekson ndikimin e liberal-demokracisë në politikën globale dhe mënyrën se si ky sistem ka ndikuar perceptimet dhe mendësitë e njerëzve, përmes asaj që ai e quan “trushpëlarje” dhe propagandë. Ai përmend edhe teori kontroverse, si ajo për përfshirjen e liberalëve në krijimin e Covid-19, dhe kritikon masat që janë marrë, duke i quajtur ato një “krim kundër njerëzimit.”

Në vijim të analizës së tij, Manjani tërheq paralele mes liderëve liberalë si Kamala Harris dhe politikanëve shqiptarë, duke aluduar se ky lloj modeli politik është një fenomen global.

Ylli manjani Të merremi pak me punët tona “të brendshme” në Amerikë.
****
Nuk e di si u duket juve, por mesa kam parë nga lajmet e huaja, Donald Trump nuk po arrin të fitojë betejën elektorale në Amerikë.

Sondazhet në tërësinë e tyre flasin për rezultat të ngushtë, që zakonisht favorizon kandidatin e pushtetit, jo sfiduesin. Ndoshta nuk del kështu, por ngushtësia në përceptim nuk tregon favor për Trump.

Nga ana tjetër, bota sot ndihet ende “komode” nën liberal-demokracinë. Kjo e fundit investon shumë në propagandë dhe në shpërlarjen e mendjes njerëzore. I magjinoni që kanë shkuar deri aty sa të kërkojnë reduktimin e lopëve me pretendimin se pordhët e tyre shkaktojnë ngroje globale.

Njerëzia trushpëlarë, e trembur për vdekje nga dokumentarët dhe filmat propagandistikë me fundin e botës, pranojnë edhe luftën me pordhët e lopëve, vetëm që të jenë gjallë.

Liberalët prodhuan Covidin, vranë njerëz, plagosën rëndë shumë të tjerë me sëmundje kronike post vaksinë dhe e quajtën sukses të gjithën këtë gjë, që në fakt ishte dhe mbetet krim kundër njerëzimit.

Liberal-demokracia, ndonëse ka prodhuar degjenerim politik gjithandej, prap ofron “komoditet” në botën trushpëlare. Spiropalizimi nuk është fenomen yni, por projeksion i modelit politikanit trushpëlarë liberal-demokratik. Dmth Kamala Harris nuk nga asnjë dallim si model me Elisën tonë. E përsëris janë projeksione politike për të akomoduar trushpëlarët që janë ende shumicë në glob.

Politikanët që i kundërvihen këtij realiteti e nënvleftësojnë realitetin që ka prodhuar liberal-demokracia, ndaj dhe nuk janë ende alternativa të sukseshme. Një Orban në Hungari apo në Fico në Sllovaki janë shumë pak për të ndihmuar shoqërinë e sotme të dalë nga bataku “komod” i liberal-demokracisë. Kam parasysh këtu edhe degjenerimin që pësuan komservatorët britanikë, i cili në fak kapi në kundërkohë çdo rrymë konservatore në Europë dhe Amerikë.

Donald Trump nuk më duket se është i avantazhuar në raport me tarafelen liberale Kamala, pikërisht për shkak të këtij nënvfleftësimi.

Ndoshta e kam gabim, por Amerika nuk është gati të dalë nga bataku i liberal-demokracisë. Me shumë gjasë Kamala mund të marrë një mandat nga kjo lloj kënete elektorale që kanë prodhuar prej vitesh liberalët.

Sa i takon halleve tona, se kush fiton atje ska asnjë rëndësi sepse aq sa na duhet Amerika, pra për ndonjë deklaratë, e blejmë me pare në dorë. Herë si gruja e Bilalit, e herë te parkingu i Mekgonigalit, ja dalim ta blejmë… Mos harroni se edhe Sazanin që ja kemi premtuar Trumpit si pajë…😉

Por thjesht po i qaja pak hallet e brendshme Amerikës,meqë edhe ata nuk lodhen së qari halleve tona…😀.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...