25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, dyshohet se burojnë nga trafiku i drogës

Dy apartamente dhe një garazh me vlerë totale rreth 420 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Aksioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas një hetimi pasuror të kryer ndaj një shtetasi 54-vjeçar.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u bë sekuestrimi i dy apartamenteve dhe një garazhi, të cilat, sipas hetimeve, i atribuohen 54-vjeçarit dhe dyshohet se janë krijuar me të ardhura që burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se hetimet do të vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë burim kriminal, si të 54-vjeçarit, ashtu edhe të personave të lidhur me të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...