12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Sekuestrohet një armë zjarri automatik në Shijak/ Bie në prangat e policisë 46-vjeçari

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit automatik, që ai mbante pa leje.

Njoftimi i policisë

“Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet nga strukturat e DVP Durrës dhe ato në varësi të saj. Gjatë kontrolleve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, është evidentuar dhe goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...