27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Senatorët amerikanë ‘bisedë të hapur’ me Vuçiç-in në Beograd

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njofton se ka zhvilluar “një bisedë të hapur” me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Beograd më 25 maj.

Vuçiç tha gjithashtu se ka theksuar se prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se do të angazhohet për zbatimin e vendimit për formimin e tij “siç është parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se para senatorëve ka ripërsëritur “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-të në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, si dhe se në takim janë diskutuar edhe për çështje të tjera me interes për të dy vendet.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka anuluar takimin me senatorët amerikanë që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, u takua me senatorët më 24 maj në Beograd. Siç është raportuar, ata kanë biseduar për dialogun me Kosovën, politikën e jashtme dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Senatorët amerikanë po vizitojnë Ballkanin Perëndimor dhe deri më tani kanë vizituar Prishtinën dhe Podgoricën. Në Prishtinë ata janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve me ta, senatorët kanë thënë se Serbia duhet t’i japë fund bllokadës në përpjekjet e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe kanë nënvizuar rëndësinë e formimit të Asociacionit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore. Serbia kërkon themelimin e Asociacionit, por Qeveria në Prishtinë ka shprehur frikën se një asociacion njëetik mund të prekë funksionalitetin e shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...