27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Serbët vendosin barrikada në rrugë, qëllojnë me armë drejt policëve,dhunohen disa qytetarë

Është tensionuar edhe më tepër gjatë mbrëmjes situata në Veri të Kosovës, aty ku serbët duket se kanë nisur trazirat duke vendosur barrikadat në rrugët lidhëse me pikat kufitare, por kanë nisur të përdorin edhe armët e zjarrit.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësive policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në njoftimin më të fundit nga Blutë e Prishtinës.

Ndërkohë më herë, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftoi mbylljen e vendkalimeve kufitare me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhej në njoftimin e mëhershëm të policisë.

Ky hap u hodh pas eskalimit të tensioneve, ku qytetarët lokalë serbë nisën të bllokonin rrugët me barrikadanë disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe, ndërsa kryeministri Albin Kurti reagoi menjëherë pas tensionimit të situatës, me anë të një video-mesazhi.

Ai akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviçin si përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës, duke kërkuar që opinioni kosovar të mos bierë pre e mediave të Beogradit.

“Ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, thotë Kurti ne mesazhin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...