26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sergei Markov,Ish-zëdhënësi i Putinit zbulon kur do të mbarojë lufta

Sergei Markov, një ish-zëdhënës i Vladimir Putinit ka tronditur me deklaratën e tij gjatë ditës së sotme, ku u shpreh se lufta do të përfundojë vetëm kur dy të tretat e territorit të Ukrainës të jenë pushtuar nga Rusia dhe të vendoset një qeveri e re.

Markov tha gjithashtu se ofensivën e Rusisë në Ukrainë e sheh si çlirim. “Kjo luftë do të përfundojë pasi Rusia të çlirojë territorin ukrainas nga regjimi represiv neo-nazist dhe do të formohet një qeveri e re”, tha ai.

Disa ditë më parë gjatë një interviste në Newsnight të BBC-së, Sergei Markov tha se Putini kishte “ndalur së thëni të vërtetën” për çështjen e Ukrainës sepse ishte marrë tashmë vendimi për të pushtuar, dicka që në fakt rezultoi e vërtetë.

Përmendim këtu se Rusia i quan sulmet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...