23.3 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

SHBA kërkon mbylljen graduale të UNMIK-ut: “Një mision i tejkaluar dhe i panevojshëm”

Nju Jork – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar rishqyrtimin dhe mbylljen graduale të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), duke e cilësuar atë si një strukturë të tejkaluar që nuk i shërben më paqes apo qeverisjes në vend.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi amerikan John Kelley deklaroi se 81 për qind e buxhetit të UNMIK-ut shpenzohet për paga të stafit, ndërkohë që misioni, sipas tij, ka humbur çdo funksion të dobishëm për realitetin aktual të Kosovës.

UNMIK është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me një mandat të tejkaluar prej kohësh. SHBA u bën thirrje anëtarëve të tjerë të Këshillit që të rishqyrtojnë mandatin e UNMIK-ut dhe të fillojnë një mbyllje të rregullt të operacioneve të tij. Koha për këtë tranzicion ka kaluar,” u shpreh Kelley.

Ai theksoi se UNMIK nuk ka më asnjë rol në qeverisjen e Kosovës dhe është bërë një strukturë e stërngarkuar dhe e tejfinancuar. Në këtë kontekst, SHBA rekomandoi që takimet e ardhshme të Këshillit të Sigurimit mbi UNMIK-un të zhvillohen në format të mbyllur, duke reduktuar gjithashtu frekuencën e tyre në vetëm një herë në vit, për shkak të ngarkesës së agjendës globale.

Normalizimi Kosovë–Serbi, përparësi e SHBA

Në fjalën e tij, Kelley shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ai bëri thirrje për përmbajtje nga retorikat eskaluese dhe theksoi se njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllimi përfundimtar i procesit të dialogut.

Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutje të tensioneve, të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet mes tyre në mënyrë paqësore,” tha Kelley.

Ky qëndrim i SHBA vjen në një kohë kur roli i UNMIK-ut është vënë shpesh në pikëpyetje nga autoritetet në Prishtinë dhe diplomacia perëndimore, duke reflektuar realitetin e ri politik dhe institucional në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...