25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

SHBA rendit 116 shtete me rrezik nga pandemia, mes tyre edhe Shqipëria

Departamenti amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, Francën, Izraelin, Meksikën, Gjermaninë e vende të tjera, duke përmendur si arsye “nivelin shumë të lartë të infeksioneve me COVID-19”. Departamenti amerikan i Shtetit i bën rekomandimet mbi udhëtimet në katërt nivele. Në nivelin e katërt futen ato vende që sipas autoriteteve amerikane paraqesin rrezikun më të lartë për të udhëtuar.

Mes vendeve ku Departamenti amerikan i Shtetit nuk rekomandon udhëtimin përfshihen edhe Shqipëria e Kosova.

Të hënën, Departamenti i Shtetit tha se do të rriste numrin e vende ndaj të cilëve do të sugjeronte rekomandime të forra për të mos udhëtuar me rreth 80% në të gjithë botën.

Para të martës, Departamenti i Shtetit rendiste 34 nga rreth 200 vende në nivelin e katërt me rekomandimin “Mos Udhëtoni”. Tashmë në këtë nivel përfshihen 150 vende. Zyrtarët e departamentit nuk pranuan të japin detaje nese lista do të ketë azhurnime të reja.

Departamenti i Shtetit tha të hënën se masa nuk nënkupton një rivlerësim të situatës shëndetësore aktuale në disa vende, por përkundrazi “reflekton një rregullim në sistemin këshillimor të udhëtimit të Departamentit të Shtetit për t’u mbështetur më shumë në vlerësimet ekzistuese epidemiologjike të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”.

Rekomandimet nuk janë të detyrueshme dhe nuk i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë.

Mes disa vendeve që përfshihen në nivelin e katërt me rekomandimin “Mos Udhëtoni” janë Finlanda, Egjipti, Belgjika, Turqia, Italia, Suedia, Zvicra dhe Spanja. Disa vende si Kina dhe Japonia qëndrojnë në Nivelin e tretë duke u sugjeruar amerikanëve të “rishikojnë mundësinë për të udhëtuar”.

Shumica e amerikanëve i kishin shmangur udhëtimet në pjesën më të madhe të Evropës për shkak të kufizimeve lidhur me COVID-19. Uashingtoni i ka ndaluar të hyjnë në territorin amerikan pothuajse të gjithë shtetasit joamerikanë, të cilët kohët e fundit kanë qenë në pjesën më të madhe të Evropës, në Kinë, Brazil, Iran dhe Afrikën e Jugut.

Të martën, Shtetet e Bashkuara zgjatën me 30 ditë të tjera kufizimet në fuqi që prej 13 muajsh që ndalojnë udhëtimet jothelbësore drejt Kanadesë dhe Meksikës.

Nick Calio, i cili kryeson “Airlines for America”, një grup tregtar që përfaqëson kompanitë e mëdha ajrore amerikane, i tha të mërkurën anëtarëve një komisioni të Senatit se ligjvënësit duhet të hartonin një “udhërrëfyes” për të rihapur udhëtimet ndërkombëtare.

Në fillim të këtij muaji, CDC-ja tha se ata që janë vaksinuar plotësisht mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt brenda Shteteve të Bashkuara, aty ku “rreziku është i ulët”, por drejtoresha e këtij institucioni Rochelle Walensky, i shkurajoi amerikanët duke u sugjeruar të mos e bëjnë një gjë të tillë për shkak të numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus në të gjithë vendin

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...