10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shërim, vaksinim ose test! Gjermania me rregullore të re kundër koronavirusit, kush penalizohet

Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë një test negativ apo është shëruar nga COVID-19 ka mundësi të lëvizë lirshëm. Ky rregull rrit presionin ndaj atyre, që nuk janë vaksinuar.

Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (19.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht  më shumë se 64,1 përqind e njerëzve  në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rrritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidenca shënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, në aeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...