36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Sherri pas fyerjes së 17-vjeçarit, përfundon me të shtëna me armë/ 10 persona nën hetim, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku situata mes disa personave u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Situata”, janë identifikuar 10 persona të përfshirë në konflikt. Katër prej tyre janë arrestuar, katër po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, konflikti ka nisur pasi 34-vjeçari R. F. ka fyer një 17-vjeçar. Pas kësaj, i mituri dhe disa miq të tij janë konfliktuar fizikisht me 34-vjeçarin, vëllain e tij S. F. dhe persona të tjerë.

Situata është përshkallëzuar më tej pasi 17-vjeçari dhe miqtë e tij janë larguar nga vendi i konfliktit dhe kanë shkuar me motomjete pranë banesës së vëllezërve.

Në këtë moment, sipas hetimeve të Policisë, F. F., 32 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur.

Policia ka arrestuar R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga ka rënë edhe K. K., 31 vjeç, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa S. F., 24 vjeç, dhe R. F., 34 vjeç, janë arrestuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur F. F., 32 vjeç, i dyshuar për “Vrasjen me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kërkim është shpallur edhe C. B., 32 vjeç, për “Moskallëzimin e krimit” dhe “Përkrahjen e autorit të krimit”.

Katër persona të tjerë të përfshirë në konflikt po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë veprimeve në vendngjarje, Policia ka sekuestruar një thikë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Puna vijon për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të konfliktit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...