26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shisnin mina me telekomandë/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për tre shtetasit e arrestuar

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar dy ditë më parë, pasi u kapën me mina me telekomandë.

Dy ditë më parë, gjatë operacionit policor zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës u kapën në flagrancë shtetasit:

Ilir Alliu, drejtues mjeti, Edmond Bardhi, pasagjer, Bledar Çakalli, pasagjer.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake të policisë, rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...