27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur në Lezhë , arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës si shkaktar i aksidentit me 5 të plagosur mbrëmjen e djeshme.

Shtetasi K.B duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë ka mbetur edhe vetë i lënduar, drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerët e tij përfshirë dhe një fëmijë 2-vjeç, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”.

Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh. 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...