24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shkarkimi i super drejtoreshës së “IdentiTek”: I caktoi vetes pagën 15 mijë euro

Loina Prifti është shkarkuar nga detyra e saj si drejtoreshë e “IdentiTek”, kompania shtetërore e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, vetëm një vit e gjysmë pas emërimit në këtë pozicion. Shkarkimi i saj erdhi me urdhër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një auditimi të kryer nga Ministria e Brendshme, që identifikoi një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikat ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Sipas raporteve, Prifti kishte caktuar për veten një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj, duke e quajtur veten “super drejtoreshë”. Ajo u akuzua për abuzime të shumta, duke përfshirë lejen për hyrjen e personave të paautorizuar në institucion, gjë që shkel rregulloren e kompanisë. Po ashtu, është raportuar se pas marrjes së detyrës, ajo pushoi nga puna shumë profesionistë që kishin kontribuar në “IdentiTek” për mbi 15 vjet.

Prifti, e cila kishte punuar më parë në Gjermani në fushën e Inteligjencës Artificiale, u emërua në krye të kompanisë pa një ceremoni prezantimi. Gjatë kohës në këtë post, ajo ka punësuar individë përmes njohjeve të saj, kryesisht me klane të ndryshme në Durrës, vendlindja e saj. Mes të punësuarve të saj janë edhe të afërm, si bashkëshortja e kushëririt të parë të saj, e cila është drejtoreshë e IT-së, dhe Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, e cila ka punësuar gjithashtu një kushëri të parë në “IdentiTek”.

Një tjetër aspekt shqetësues është pjesëmarrja e saj në tendera të ndryshëm, ku dyshohet se ka favorizuar tenderë me vlerë deri në 1 milion euro për shërbimin e internetit. Auditimi nga Ministria e Brendshme pritet të zbulojë më shumë detaje mbi abuzimet e mundshme dhe se nëse janë cënuar të dhënat sensitive biometrike që ruan kompania.

Gjithashtu, ndodhi një skandal i rëndësishëm muaj më parë lidhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS, i cili është në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ende nuk ka informacione nëse institucionet e drejtësisë do të nisin një hetim të plotë mbi këto shkelje, ose nëse do të mbyllet çështja me shkarkimin e Priftit. Raporti përfundimtar i auditimit pritet të zbulojë më shumë rreth situatës dhe të ndihmojë në sqarimin e përgjegjësive të lidhura me menaxhimin e “IdentiTek”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...