26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shkatërriohet diga që furnizon Zhaporizhzhian, Ukraina e Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Një digë në lumin Dnipro, në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Ukrainës jugore është dëmtuar nga bombardimet, duke çuar në përmbytje në zonën e goditur nga konflikti prej muajsh.

Lidhur me ngjarjen, zyrtarët ukrainas dhe rusë shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin.

“Kakhovka (diga) u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse. Shkalla e shkatërrimit, shpejtësia dhe vëllimi i ujit në zonat e mundshme të përmbytjeve do të sqarohet“, shkroi në Facebook komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Ukrainës u bëri thirrje banorëve të 10 fshatrave në bregun e djathtë të lumit Dnipro dhe pjesëve të qytetit të Kherson që të mbledhin “dokumentet thelbësore dhe kafshët shtëpiake, të fikin pajisjet elektrike dhe të largohen“.

Harroni dhimbjet e nyjeve, thjesht duke perdorur këtë truk!
Versatil Pro

Kyçet do te jene sit e një 17- vjeçari. Shënoni recetën !
Versatil Pro
Oleksandr Prokudin, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson, tha në një video të postuar në Telegram se ushtria ruse ka kryer edhe një akt tjetër terrori” dhe paralajmëroi se uji do të arrijë nivele kritike brenda pesë orëve.

Sakaq, agjencitë ruse të lajmeve thanë se diga, e kontrolluar nga forcat ruse, ishte shkatërruar nga granatimet ukrainase, ndërsa një zyrtar i instaluar nga Rusia tha se ky ishte një “sulm terrorist” i qeverisë së Kievit.

Pavarësisht pretendimeve të Moskës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë një takim urgjent me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

“Terroristët rusë. Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kakhovka vetëm konfirmon për të gjithë botën se ata duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase”, shkroi presidenti ukrainas në Telegram.

Duke ndarë pamjet e dëmeve të shkaktuara ai shtoi: “Atyre nuk duhet t’u lihet asnjë metër tokë, sepse ata përdorin çdo metër për terror. Është vetëm fitorja e Ukrainës që do të kthejë sigurinë. Dhe kjo fitore do të vijë. Terroristët nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë Ukrainën me ujë, raketa apo ndonjë gjë tjetër”.

Po ashtu bëhet me dije se uji nga kjo digë nevojitet për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhzhias, por deri më tani situata është nën kontroll, sipas agjencisë shtetërore të energjisë atomike të Ukrainës.

“Uji nga rezervuari Kakhovka është i nevojshëm që stacioni të marrë energji për kondensatorët e turbinave dhe sistemet e sigurisë të ZNPP. Për momentin pellgu ftohës i stacionit është plot. Që nga ora 08:00, niveli i ujit është 16.6 metra, i cili është i mjaftueshëm për nevojat e stacionit. Aktualisht, situata në ZNPP është nën kontroll, personeli ukrainas po monitoron të gjithë treguesit”, tha Energoatom në një deklaratë në Telegram.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...