29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shkodër: Arjon Kajoshi i shpëton atentatit, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

Arjon Kajoshi, një 27-vjeçar nga Shkodra, ka shpëtuar një atentat të mundshëm sot në lagjen Partizani, Shkodër. Kajoshi, i cili po drejtonte një automjet Range Rover në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshi, u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës.

Pas të shtënave, Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe arriti të largohej nga vendngjarja duke vrapuar. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe dyshon se tentativa për vrasje mund të jetë e lidhur me një incident të mëparshëm në qershor të këtij viti. Në atë ngjarje, Arjon Kajoshi ishte i përfshirë në një rrahje me Vladimir Bruçin dhe katër persona të tjerë.

Kajoshi është gjithashtu një kampion boksi profesionist me 14 ndeshje të fituara. Policia, pas reagimit të shpejtë në vendngjarje, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të sulmit, shtetasin A. B. Shërbimet e policisë po kryejnë kontrolle të intensifikuara në terren dhe në ambiente të ndryshme për të kapur autorin.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, është sqaruar se A. B. nuk është në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 3 qershor 2024, dhe ka dhënë një deklaratë në lidhje me konfliktin. Pas konsultimit me Prokurorin, A. B. është proceduar penalisht dhe është në gjendje të lirë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vazhdon punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht këtë rast.

“Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit). Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se: Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...