26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Shkodër: Dy efektivë të Policisë shpëtojnë një 75-vjeçar që po tentonte të vetëvritej në Lumin Buna

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, kanë realizuar një akt heroik duke shpëtuar një shtetas 75-vjeçar, i cili po tentonte të mbytej në ujërat e lumit Buna. Shtetasi i identifikuar si Bahri Gërbeti, kishte hedhur veten në ujërat e ftohta të lumit në një përpjekje për të kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur disa qytetarë të rastit kanë vërejtur veprimet e 75-vjeçarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë për situatën e rrezikshme. Pas një reagimi të shpejtë, dy efektivët e policisë janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pasi kanë mbërritur, ata nuk kanë hezituar asnjë moment të hidhen në ujërat e ftohta të lumit për të shpëtuar jetën e 75-vjeçarit.

Pasi u nxor nga uji, Bahri Gërbeti ka deklaruar se kishte hedhur veten në lum për të mbytur, për shkak të disa problemeve personale që po përjetonte. Ky akt i dy efektivëve ka shpëtuar jetën e një personi dhe ka treguar gatishmërinë dhe profesionalizmin e forcave të policisë për të ndërhyrë në situata të tilla, ku vendimtar është shpëtimi i jetës së qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...