26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shkodër/Familja e Mustafa Licit nuk pranon të hapë dyert e mortit për të birin që mbeti viktimë e atentatit

Familja e Mustafa Licit ka vendosur të mos hapë dyert e mortit për të birin, Hamza Lici, i cili mbeti viktimë në atentatin e dy ditëve më parë në Shkodër. E ndjera do të përcillet në heshtje nga të afërmit, duke shmangur ceremonitë e zakonshme të mortit për 23-vjeçarin që u vra në mënyrë të dhunshme.

Hamza Lici humbi jetën pasditen e së mërkurës, kur ai dhe shoku i tij, Arlind Bushati, u sulmuan me armë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Automjeti me të cilin udhëtonin, një “Mercedes-Benz” me targa kroate, u sulmua me breshëri kallashnikovësh nga një automjet tjetër luksoz, i cili më pas u gjet i djegur në lagjen Golem të Grudës. Policia ende nuk ka sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, por dyshohet se një tjetër mjet ishte i përfshirë, duke iu prerë rrugën dy viktimave.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati ndodhi në rrugën kryesore që lidh qytetin e Shkodrës me Malësinë e Madhe. Dyshohet se një automjet u pozicionua për t’i prerë rrugën “Mercedes-it” ku ndodheshin viktimat, dhe më pas u qëllua mbi ta. Hamza Lici humbi jetën në vend, ndërsa Arlind Bushati, i cili ndodhej si pasagjer, ndërroi jetë më vonë në spital. Flutura Basha, një kalimtare që ndodhej në një motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u përfshi aksidentalisht në incident. Flutura humbi jetën, ndërsa Bashkimi është plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

Incidenti i rëndë ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe përgjegjësit e krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...