20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Shkodër/ Plagos me armë zjarri 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet brenda pak minutash autori

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta në Shkodër, ndërsa autori është arrestuar nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër gjatë një konflikti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda dhe të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të shpejtë të policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronar i një servisi, i cili dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H., 45 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e policisë sekuestruan edhe armën e zjarrit tip pistoletë, e cila rezulton të ishte me leje.

Policia bëri të ditur se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...