36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shpallet fituesi i “Sanremo 2022”/ Mahmood & Blanco do të përfaqësojë Italinë ne Eurovision

Mahmood & Blanco kanë fituar Festivalin e 72-të të Sanremo me këngën e tyre ‘Brividi’ dhe me të mundësinë për të përfaqësuar Italinë në ‘Eurovision Song Contest’ në Torino.

Në vend të dytë të këtij edicioni u rendit Elisa me këngën “O forse sei tu”, ndërsa në vend të tretë u rendit një hero i Sanremos, Gianni Morandi me këngën “Apri tutte le porte”.

Fituesi i “Sanremo” ka mundësinë të shkojë në Eurovision për të përfaqësuar Italinë, por konfirmimi përfundimtar vjen gjatë konferencës tradicionale për shtyp që zakonisht pason finalen e festivalit.

Përpara pjesëmarrjes në Sanremo, të gjithë konkurrentët duhet t’i tregojnë Rai-t nëse do të ishin të gatshëm të përfaqësonin Italinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion nëse ata triumfonin. Jo çdo përgjigje e thënë ‘sì’ (po), i bënte ata fitues, ndaj duhej të kalonin një “sfidë”, e cila kishte edhe disa fjalë kyçe.

Në rast se fituesit refuzojnë, RAI zgjedh një tjetër nga 25 këngëtarët në garë, pavarësisht nga renditja e tyre në finale.

Shumë shpejt, do të konfirmohet nëse Mahmood dhe Blanco do të përfaqësojnë Italinë në Eurosong.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...