Google ka njoftuar se shërbimi Google Assistant nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet celulare duke nisur nga 4 shtatori 2026, pasi kompania do ta zëvendësojë atë zyrtarisht me inteligjencën artificiale Gemini.
Sipas njoftimit të kompanisë, “Google Assistant po largohet nga pajisjet celulare”, ndërsa procesi i heqjes së aksesit do të nisë më 4 shtator dhe mund të zgjasë disa javë derisa ndryshimi të aplikohet për të gjithë përdoruesit.
Pas përfundimit të këtij procesi, përdoruesit nuk do të kenë më mundësi të përdorin Google Assistant apo të rikthehen te versioni i mëparshëm në telefonë, tableta apo pajisje të tjera të mbështetura.
Ndryshimi prek gjithashtu orët inteligjente me Wear OS, kufjet dhe automjetet që përdorin Android Auto përmes pajisjes celulare të përdoruesit. Megjithatë, për automjetet me Google të integruar, Google Assistant do të vazhdojë të funksionojë edhe pas datës 4 shtator.
Google ka bërë të ditur gjithashtu se Gemini do të zgjerohet në pajisje të tjera të kompanisë, përfshirë Google TV, altoparlantët inteligjentë dhe ekranet Google Home.
Ndërkohë, pritet të shihet se kur pajisje të tjera, si tableti Pixel, do të marrin përditësimin me Gemini.





