26.8 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Shpërnadanin kanabis pranë shkollave, dy të arrestuar në Burrel

Vijon operacioni anti-drogë “Tempulli”. 2 persona janë arrestuar nga policia e Matit pasi shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave në Burrel. Në pranga përfunduan Erald Kola dhe Xhesildo Cenameti.

Këta shtetas u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit Cenameti, i’u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, i’u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazhuar në dy kavanozë qelqi.

Njoftimi i policise:

Mat/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve pranë çdo shkolle të qarkut të Dibrës, për të garantuar zbatimin e Paketës së Sigurisë në këto ambiente, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të tyre.

Bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e lëndës narkotike, përreth shkollave në qytetin e Burrelit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet sasia prej rreth 2 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim zbatimin e Paketës së Sigurisë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit Xh.C., 24 vjeç; E.K., 31 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’), të dy banues në Burrel.

Këta shtetas u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, i’u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, i’u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazhuar në dy kavanozë qelqi.

Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...