13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Shpërthimi i pajisjeve “pager” godet mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban

Më 17 Shtator, një shpërthim masiv i organizuar përmes pajisjeve mini-celular “pager” ka prekur mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban. Pajisjet, të cilat ishin shpërndarë nga liderët e organizatës për qëllime komunikimi të brendshëm dhe për të shmangur spiunazhin e shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad, u shkatërruan plotësisht nga një eksploziv i montuar brenda tyre, që u aktivizua nga distanca me një buton të vetëm.

Sipas burimeve, Mossadi kishte siguruar informacion për porosinë e rreth 10 mijë pajisjeve, të prodhuara nga kompania tajvaneze “Golden Apollo” dhe montoi eksplozivë të vegjël (dyshohet C4) gjatë prodhimit, pa rënë në sy. Informacione të mëparshme sugjerojnë se një nga krerët e Hezbollah kishte dhënë urdhër që pajisjet të hiqeshin nga përdorimi, por ky paralajmërim nuk u ndoq, duke sjellë pasoja të rënda.

Pas shpërthimit, raportohen 9 deri në 18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare) dhe mbi 3,000 të plagosur, nga të cilët 200 janë në gjendje të rëndë. Mbi 500 persona raportohet se kanë humbur shikimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT