13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Shpërthimi i pajisjeve “pager” godet mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban

Më 17 Shtator, një shpërthim masiv i organizuar përmes pajisjeve mini-celular “pager” ka prekur mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban. Pajisjet, të cilat ishin shpërndarë nga liderët e organizatës për qëllime komunikimi të brendshëm dhe për të shmangur spiunazhin e shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad, u shkatërruan plotësisht nga një eksploziv i montuar brenda tyre, që u aktivizua nga distanca me një buton të vetëm.

Sipas burimeve, Mossadi kishte siguruar informacion për porosinë e rreth 10 mijë pajisjeve, të prodhuara nga kompania tajvaneze “Golden Apollo” dhe montoi eksplozivë të vegjël (dyshohet C4) gjatë prodhimit, pa rënë në sy. Informacione të mëparshme sugjerojnë se një nga krerët e Hezbollah kishte dhënë urdhër që pajisjet të hiqeshin nga përdorimi, por ky paralajmërim nuk u ndoq, duke sjellë pasoja të rënda.

Pas shpërthimit, raportohen 9 deri në 18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare) dhe mbi 3,000 të plagosur, nga të cilët 200 janë në gjendje të rëndë. Mbi 500 persona raportohet se kanë humbur shikimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

0
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...