31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Donald Trump rikthehet në fushatën zgjedhore pas atentatit të dytë ndaj tij

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, u rikthye në aktivitetet e fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë që u përpoq t’i merrte jetën. Gjatë një fjalimi në Flint, Michigan, Trump u shpreh me ironi duke theksuar se “vetëm presidentëve të rëndësishëm u bëhet atentat”. Ai vazhdoi duke komentuar se kandidimi për president është një biznes i rrezikshëm dhe se sulmet ndaj tij nuk duhet të jenë të papritura.

Në të njëjtën kohë, nënpresidentja aktuale e SHBA-së, Kamala Harris, e ka kontaktuar Trump pas incidentit, duke i shprehur keqardhjen dhe mbështetjen e saj. “Bisedova me të për të parë se si është. I thashë atë që kam thënë publikisht: nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë”, deklaroi Harris gjatë një interviste për Asociacionin Kombëtar të Gazetarëve me Ngjyrë.

Atentati i dytë ndaj Trump ndodhi më 15 shtator, pranë klubit ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida, ndërsa ai po luante golf. Pas të shtënave me armë zjarri, Shërbimi Sekret njoftoi se Trump ishte mirë, ndërsa policia arrestoi një 58-vjeçar, Ryan Routh, i cili akuzohet për tentativë për të qëlluar ish-presidentin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...