23.8 C
Tiranë
Saturday, June 27, 2026

Shpërthimi në Velipojë/ Miku i familjes Gjoka: “Gjendja është shumë e rendë dhe kanë djegie komplet

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli.

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi ka rrëfyer për mediat momentet e para pasi kishte ndodhur shpërthimi i fortë dhe zjarri më pas përfshiu hotelin, duke shkatërruar thuajse tërësisht katin e tij të parë.

Sipas të afërmit të familjes, të lënduar kanë mbetur nëna me tre fëmijët, të cilët kishin pak orë që kishin mbërritur në hotel, pasi banojnë në Lezhë.

“Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vi kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine.

Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per te bere nje kafe dhe sa ka ndezur bombolen e gazit ka shperthyer dhe me duket se ka patur nje rrjedhje.

Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbreme sa kane ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thene familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punen se ketu nis me vonese sezoni turistik. Sa kane ardhur kane pastruar mbreme dhe ne megjes ka ndodhur kjo ngjarje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...