17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Shqipëria 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, Rama takim me Rektorët

Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Politikave në Arsimin e Lartë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.

Ky takim vjen fill pas vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi para disa ditësh në Holandë dhe ku diskutoi me kryeministrin Rutte një tjetër pikë e programit të përbashkët në vendimmarrje që do të hartojnë mbi idenë e komunitetit të ri politik europian është forcimi i mëtejshëm i aksesit të universiteve tona në rrjetin e ri europian të arsimit të lartë.

“Është shumë pozitive përpjekja për ndërkombëtarizimin e universiteteve po ecën me një ritëm të përshpejtuar në krahasim me më parë dhe 175 marrëveshje të nënshkruara për programe të përbashkëta me universitete të tjera jashtë Shqipërisë, plus 41 marrëveshje në proces, plus programet e përbashkëta e të dyfishta të miratuara, plus 17 programe në gjuhën angleze, janë realisht inkurajuese. Edhe pse, pa diskutim që, objektivi është shumë më ambicioz sesa kaq.

Një nga këto pika ku mendoj unë që do duhet të insistojmë, natyrisht, pastaj në fund do jetë një vendimmarrje e përbashkët me palën holandeze por jam i bindur për këtë dhe ata janë shumë të gatshëm ta eksplorojnë këtë rrugë është aksesi i universiteteve në rrjetin e ri Europian të arsimit të lartë që është krijuar vitet e fundit dhe që, ju e dini më mirë se unë, ka patur një impakt shumë të fortë dhe shumë të fortë dhe po jep rezultate shumë domethënëse për shkak se u jep mundësi universiteteve, duke u ofruar mbështetje ekstra financiare, që të krijojnë sinergji të reja me njëri-tjetrin dhe të futen në kongromenate akademike, që janë me një përfitim të jashtëzakonshëm për pedagogët, për studentët, për harmonizimin e gjithë programeve apo për të krijuar situata komplementare mes universiteteve.

 

Këtu, në këtë pikë, unë do dëshiroja që nga ana juaj të kontribuonit me një analizë dhe me disa opsione, sugjerime që si mund të bëhet kjo qasje”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...