21.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Shqipëria dhe Letonia arrijnë dakordësi për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria ka përmbyllur me sukses raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, duke shënuar një tjetër hap konkret në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.

Takimi u zhvillua në Riga, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa pala letoneze nga Ineta Tāre, drejtoreshë e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Politikave të BE-së në Ministrinë e Mirëqenies së Letonisë.

Palët arritën dakordësinë për tekstin e marrëveshjes kuadër dhe asaj administrative, e cila synon të garantojë mbrojtje të plotë sociale për qytetarët që punojnë dhe kontribuojnë në të dy vendet, sipas legjislacionit të secilit shtet.

Marrëveshja do të kalojë për miratim në qeveritë dhe parlamentet përkatëse, përpara se të hyjë në fuqi zyrtarisht. Ajo vjen si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të siguruar të drejta të barabarta për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Me këtë marrëveshje, numri i marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore të negociuara nga Shqipëria shkon në 21, prej të cilave 13 janë me shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...