26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre viteve”

Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por në një formë të pjesshme, sipas një forumit të mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.

Analistët theksuan se pavarësisht pozitës së favorshme, Shqipëria përballet me përqendrim të shqetësueshëm të pushtetit, ndërsa ndikimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç mund të sjellë paqëndrueshmëri në Mal të Zi. Skenari i diskutuar parashikon që vendet të përfshihen në bashkimin ekonomik dhe rregullator të BE-së, pa të drejta të plota politike, duke përfituar nga tregu i brendshëm, fondet strukturore dhe bujqësore, por pa përfaqësim të plotë në Parlamentin Europian dhe pa komisionerë europianë.

Ky model synon të kapërcejë paradoksin aktual të zgjerimit, duke mundësuar integrim ekonomik real për kompanitë shqiptare dhe akses në zinxhirët e prodhimit europian, ndërsa popullsia fiton më shumë të drejta për punë dhe studime në BE, por me kufizime.

Ekspertët e Vjenës nënvizuan se Ballkani Perëndimor ka humbur dekada në pritje dhe përfitimet ekonomike nga procesi i konvergjencës kanë qenë të kufizuara, ndërsa perspektiva makroekonomike mbetet pozitive. Sidoqoftë, mungesa e konkurrueshmërisë dhe nevoja për politika industriale më të mira mbeten sfidat kryesore për rajonin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...