36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

‘Shqipëria do të bëhet doktor dhe jemi këtu që ajo të bëhet’, intelektualia surprizon Berishën në takim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me një grup intelektualësh. Ish-kryeministri gjatë këtij takimi është surprizuar me një dhuratë të veçantë nga një arsimtare.

Ajo i ka dhuruar Berishës antropologjinë e botuar nga shqiptarë, në vitin 1911, një formë simbolike që lidhet me profesionin e saj, duke dhënë mesazhin se duhet t’u referohemi edhe kohëve të arta kur shqiptarët botonin këto vepra me rëndësi të veçantë.

“Sot do ju bëj një dhuratë, fëmijët e mi nuk e kanë vokacion mjekësinë fatkeqësisht, ky është një libër i bibliotekës sime… është antropologjia e famshme, botuar nga shqiptarë, botim i 1911, është në gjermanishten gotike, është ruajtur me fanatizëm.

Ka pasur një kohë kur njerëz të nderuar të këtij kombi botonin këto vepra, dhe duhet tu referohemi atyre periudhave të ndritura, është koha dhe për pak idealizëm, për të qenë pak atdhetar, Shqipëria do të bëhet doktor dhe jemi këtu që ajo të bëhet”, u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...