38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shqipëria me numrin më të madh të bizneseve në rajon, që përfitojnë nga tenderët publikë

Një pjesë e madhe e bizneseve në Shqipëri më 2020 i siguruan 75-100 % te të ardhurave vjetore nga kontratat që kanë me qeverinë për punë dhe shërbime.

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të bizneseve në Rajon që i sigurojnë të ardhurat në këtë mënyrë. Sipas rezultateve të Anketës nga Barometri i Ballkanit që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 17 % e bizneseve të anketuara në Shqipëri i sigurojnë shumicën ose të gjitha të ardhurat nga kontratat me qeverinë.

Në të kundërt në Rajon ka shumë pak biznese që e kanë të varur tërësisht në kontratat publike. P.sh. në Bosnje vetëm 6% e kompanive të anketuara sigurojnë 75-100 te të ardhurave nga kontratat publike, në Kosovë vetëm 1%, në Maqedoni 2%, në Malin e Zi 5% dhe në Serbi 6%.

Në përgjithësi të gjithë bizneset në Shqipëri dhe rajon sigurojnë një pjesë te të ardhurave të tyre nga prokurimet publike. Por në Shqipëri ndikimi i sektorit publik në të ardhurat e kompanive është më e lartë se në rajon, edhe pse Shqipëria ka buxhetin publik më të ulëtin në Rajon në % të PBB-së.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në rajon (përveç Kosovës), në rreth 26-27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 35-40% e PBB-së që është mesatarja e vendeve të tjera të rajonit. Si rrjedhojë qeveria është e detyruar të shpenzojnë për administratën, punë publike, subvencionet e pensioneve, pagesat e borxheve etj, maksimumi 29-30% të PBB-së, në mënyrë që të ruajë parametrat e deficitit buxhetor. Ndërsa shtetet e tjera, duke mbledhur me shumë të ardhura kanë luksin që të hedhin më shumë para në ekonomi.

Varësia më e lartë ndaj fondeve të shtetit, u ka dhënë bizneseve më shumë garanci për aktivitetin e tyre gjatë vitit pandemik. I njëjti indeks tregoi se në vitin e pandemisë, rënia e besimit të kompanive shqiptare ishte më e moderuar dhe mbeti në nivelin e mesatares rajonale (46). Më pesimistët ishin subjektet nga Kosova besimi i të cilëve u përgjysmua dhe ata nga Mali i Zi. Të dy këto vende shënuan dhe nivelin më të ulët të indeksit, në 44./Monitor

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...