20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shqipëria merr për herë të parë presidencën e sesionit, Manastirliu zgjidhet Presidente e Sesionit të 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Kopenhagen, 13 Shtator – Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e Presidentes, ku për herë të parë ky pozicion i rëndësishëm i takon Shqipërisë, propozuar nga OBSH dhe miratuar nga të gjithë vendet anëtare të Komitetit Rajonal, po drejton këtë takim të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra.

“E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen” – u shpreh Ministrja Manastirliu pas zgjedhjes në këtë Sesion të Komitetit të OBSH për Europën.

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Agjenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina, janë në fokus të diskutimeve që po zhvillohen në Kopenhagen, në takimin më të rëndësishëm vjetor të Shëndetësisë për Europën, i cili zhvillon punimet nga datat 13-15 Shtator.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...