28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shqipëria triumfon ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve, Kristjan Asllani flet për fitoren dhe hatërmbetjen me Manaj

Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në këtë kompeticion. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Pas ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani foli për mediat dhe theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për avancimin e skuadrës në Ligën e Kombeve. Ai u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë dhe që fitimi i 3 pikëve është shumë i rëndësishëm. Asllani gjithashtu ndau mendimet e tij për një incident në fushë, ku pati një hatërmbetje me sulmuesin Rey Manaj për shkak të një faulli që Manaj mori përsipër dhe i mori topin për të goditur.

Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se ata e mbajtën më shumë topin dhe ne u mbrojtëm, por kishim shumë nevojë për këtë fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë përpara. Kjo fitore na ndihmon shumë, sidomos sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Megjithatë, morëm 3 pikët dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Pas ndeshjes me Çekinë, ku nuk fituam, jemi të lumtur që fituam dhe vazhdojmë të punojmë“, tha Asllani.

Sa i përket incidentit me Manaj, Asllani tha: “Faulli që nuk mu lejua të godasja? Jam shumë shok me Rey, por u mërzita pak në fushë. Goditjet e dënimit i kam goditur që i vogël, por edhe Rey ka gjuajtje të mira. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, nuk ka problem. Në ndeshjen tjetër do e godas unë,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...