18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Shqiptari gjendet i pajetë në Greqi, dyshime për vrasje

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Mesinisë, pranë Kalamata, duke ngritur dyshime për një ngjarje kriminale.

Sipas mediave greke, viktima kishte një plagë në kokë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Trupi i pajetë u zbulua në zonën Bournia, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia në Greqi po shqyrton pistën e vrasjes dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë pasur lidhje me 42-vjeçarin. Sipas dëshmive paraprake, dyshohet se në ngjarje mund të jetë përfshirë një prej punëtorëve të tij, megjithatë ende nuk ka një version zyrtar përfundimtar.

Ndërkohë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe në orientimin e mëtejshëm të hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...