27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shqiptari Taulant Toma u arratis nga burgu i Operas në Milano: “Hekurat e qelisë u prenë, ai u largua në mes të natës”

Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e Operas në Milano, ku 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma, i njohur për tentativat e mëparshme të arratisjeve, arriti të largohej duke prerë hekurat e qelisë dhe duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga dritarja.

Sipas hetuesve, Toma arriti të ngjitej mbi murin rrethues të objektit me lartësi 6 metra dhe u zhduk në mes të natës, duke shpërthyer alarmet e burgut dhe duke vënë në lëvizje autoritetet italiane.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar ngjarjen dhe për të kuptuar nëse burgosurit e tjerë kanë ndihmuar në arratisjen e tij. Po ashtu, po hetohen kontaktet që shqiptari mund të ketë pasur para arratisjes.

Ky nuk është një rast i izoluar. Para incidentit në Milano, Toma kishte tentuar të arratisej katër herë të tjera:
• E fundit në shkurt 2013, nga burgu i Parmës, ku u kap disa muaj më vonë në Belgjikë;
• Pas transferimit në një burg pranë Liège, arriti sërish të arratisej;
• Arratisja e parë daton në vitin 2009 nga burgu i Ternit.

41-vjeçari vuante dënimin në një njësi sigurie maksimale për një sërë krimesh, përfshirë grabitje, dhe arratisja e tij ka ngritur alarmin në të gjithë Italinë, ku autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...