19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Shqiptarja 51-vjeçare arrestohet në Itali: Kapet me kokainë dhe para droge

Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët në Magione, Itali, pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe dyshohet për shpërndarje droge.

Gjithçka nisi pasi forcat e rendit ndaluan për kontroll dy burra në një automjet, të cilëve iu gjetën 0,7 gramë dhe 1,3 gramë kokainë, duke u referuar si përdorues.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej tyre, policia gjeti aty edhe 51-vjeçaren shqiptare. Në momentin që pa forcat e rendit, ajo tentoi të hidhte tre qese të vogla hermetike me gjithsej 1,70 gramë kokainë.

Nga kontrolli personal u sekuestruan edhe 4 qese të tjera me 2,20 gramë kokainë, 50 euro cash – të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës – si dhe një telefon celular.

Gruaja u arrestua në flagrancë për veprën penale të “posedimit me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike” dhe pas procedurave të zakonshme u mbajt në qelitë e sigurisë.

Gjykata e Città della Pieve konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën e ndalimit të kthimit në Provincën e Perugias deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...