29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Shtëpia e Bardhë’ bën njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë pritet nga Biden të martën

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha sot se pushtimi aktual rus i Ukrainës do të përfshihet në fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden për gjendjen e Unionit të martën.

“Unë mendoj se nuk ka dyshim që populli amerikan dhe kushdo që shikon në mbarë botën do të dëgjojë Presidentin të flasë për përpjekjet që ai ka udhëhequr gjatë muajve të fundit për të ndërtuar një koalicion global për të luftuar kundër autokracisë si dhe përpjekjet e Presidentit Putin për të pushtuar një vend të huaj.

Kjo është sigurisht diçka që është e pranishme në të gjithë jetën tonë dhe sigurisht në jetën e Presidentit në këtë moment,” i tha Psaki George Stephanopoulos të ABC në “This week”.

Psaki shtoi se në fjalimin e tij për gjendjen e UNION, Biden do të shprehet gjithashtu mbi “rezistencën” dhe “forcën” e amerikanëve dhe se ai do të flasë për atë që i pret vendit, duke vënë në dukje se fjalimi ka të bëjë me “dhënien e një mesazhi për publik në një moment në kohë.”

“Ajo që njerëzit do të dëgjojnë gjithashtu nga Presidenti Biden është optimizmi i tij dhe besimi i tij në qëndrueshmërinë e popullit amerikan dhe forcën e popullit amerikan,” tha Psaki.

“Udhëheqësit e vertete udhëheqin gjatë krizave, kjo është pikërisht ajo që po bën presidenti Biden, ai do të flasë për këtë, por ai do të flasë se cfare pritet te ndodhe”-u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...