30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

“Si nuk thanë njëherë Hysni Zela?”, vëllai i Vaçe Zelës rrëfen fëmijërinë dhe kujtimet me divën e këngës shqiptare

Hysni Zela, vëllai i divës së këngës shqiptare Vaçe Zela, ka rrëfyer momente nga fëmijëria, vitet e para të jetës në Lushnje dhe marrëdhënien me motrën e tij të famshme.

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Hysni Zela foli për fëmijërinë e tij dhe vitet kur Vaçja ndodhej në Tiranë. Ai tregoi se motra kishte dëshirë që edhe pjesa tjetër e familjes të zhvendosej në kryeqytet, ndërsa prindërit e tyre nuk ishin dakord.

“Ishte një fëmijëri shumë e varfër, megjithatë si të gjithë të tjerët në atë kohë. Vaçja ishte më e madhe, ishte në Tiranë në gjimnaz. Dëshira e saj ishte që ne të shkonim në Tiranë, ndërsa prindërit tanë nuk donin”, kujtoi ai.

“Kur nisa të këndoj me të, ajo më bënte vërejtje”

Hysni Zela tregoi edhe për momentet kur nisi të këndonte së bashku me Vaçen. Sipas tij, motra ishte shumë kërkuese dhe i kushtonte vëmendje mënyrës se si ai interpretonte, duke i bërë vazhdimisht vërejtje.

“Vaçja gjithë jetën ka qenë e suksesshme… unë isha 14 vjeç kur erdha në Tiranë. Kur nisa të këndoj me të, ajo më bënte natyrisht vërejtje. Por vërejtjet e saj ishin… hajde t’i bëj. Nuk ishte e thjeshtë. Ajo kërkonte shumë gjëra. Më thoshte ‘pse e bën fytyrën kështu?’. Unë i thoja ‘si ta bëj mor aman’. Rrija rrija dhe i thoja ‘e di që të kom frikë unë kur flet ti kështu?’”, rrëfeu ai me humor.

“Ende më thonë vëllai i Vaçe Zelës”

Edhe pse Hysni Zela ka krijuar identitetin e tij si artist dhe është vlerësuar për interpretimin e këngës popullore, ai tregon se edhe sot shpesh identifikohet përmes lidhjes me motrën e tij të famshme.

Ai thotë se këtë e përjeton me krenari, por nuk e fsheh as humorin për faktin se emri i tij shpesh mbetet në plan të dytë.

“Unë po shkoj 80-vjeç dhe ende më thonë ‘vëllai i Vaçe Zelës’. Unë e kam për krenari, por them ‘si nuk thanë njëherë Hysni Zela?’”, u shpreh ai.

“Vaçja ishte e jashtëzakonshme”

Në rrëfimin e tij, Hysni Zela foli edhe për Vaçen si motër dhe si njeri, duke e përshkruar si një person të jashtëzakonshëm dhe shumë të përkushtuar ndaj familjes.

Ai kujtoi veçanërisht kujdesin që ajo tregonte për prindërit dhe pjesëtarët e familjes.

“Vaçja ishte e jashtëzakonshme, një njeri i jashtëzakonshëm, njeri që ndihmonte, i ndihmonte prindërit përderisa na pruri në mes të Tiranës në atë kohë. Dilte, bënte pazarin, e çdo gjë i bënte ajo”, pohoi Hysni Zela.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...