20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

‘Si u fut armë në këto ambiente?’, Analisti Arjon Sulo flet per lidhjen mes ngjarjes në burgun e Peqinit

Analisti Arjon Sulo ka hedhur dyshime mbi ngjarjen e ndodhur sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe mos futjen e autorit në regjimin e “41 Bis”. Sipas tij, kjo ngjarje lidhet me një vendim të ministrit Manja, ku procedurat për “41 Bis” kishin filluar për autorin e një vrasjeje. Sulo shprehet se mund të ketë një këputje të hallkave të administratës së burgjeve, duke theksuar se ka ceduar siguria në këtë institucion.

Analisti thekson se dyshon se si mund të ketë mundësi që një i burgosur me dënim të përjetshëm të ketë armë zjarri në burgun e sigurisë së lartë. Ai shpreh mospërputhje kohore mes faktit të gjetjes së armës në burg dhe mos futjes së autorit në regjimin e “41 Bis” menjëherë pas vendimit të ministrit Manja.

Sulo sugjeron se ka një cedim të sigurisë në burgun e Peqinit dhe bën thirrje për të hetuar se si u fut armë në këto ambiente. Ai nxit një pyetje në lidhje me mos futjen e menjëhershme në regjimin e “41 Bis”, duke shtuar se mund të ketë një hallkë të korruptuar në administratën e burgjeve që mund të ketë ndikuar në këtë kohëzgjatje.

Analisti përfundon duke vlerësuar krimin si një sfidë të madhe për shtetin, duke theksuar se pas vitit 2013, shumë prej bandave kriminale kanë hyrë në Parlament, bërë partneritet me politikën dhe krijuar një model të caktuar në shoqëri.

“Ka cedim të sigurisë në burgun e Peqinit, sepse si u fut armë në këto ambiente, mos futja menjëherë në sigurinë e “41 Bis” kur është shpallur që ditën e djeshme (14 dhjetor)?.
Ka një koincidence kohore mes këtyre fakteve, arma në burg dhe mos futja e menjëhershme në regjimin e sigurisë së lartë “41Bis”tha ai.
Unë jam duke thënë që ajo hallka që mund të ketë qenë e korruptuar nuk e ka futur në kohë në këtë regjim të sigurisë së lartë duke i dhënë kohë që të kryej veprën.
“Krimi i ka bërë një sfidë të madhe shtetit. Pas 2013 një pjesë e mirë e bandave u fut në Parlament me mandat deputeti duke u krijuar në një model dhe u bënë partner me politikën”, përfundon Sulo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...