14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Sindikata e taksistëve protestë kundër rritjes së naftës: Të na plotësohen kërkesat

Sindikata e taksistëve ka dalë sot në protestë në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke rënduar edhe shërbimin e tyre.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës, të lejohen që kur dalin jashtë qytetit të marrin pasagjerë në kthim dhe së treti të mos jepen licenca jashtë kritereve.

Ata kanë thënë se po jepen licenca pa kritere duke i dëmtuar dhe se gjenden në vështirësi.

Në protestë kanë marrë pjesë taksistë nga i gjithë vendi të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë.

“Sot jemi mbledhur për cmimin e lartë të naftës sepse biznesi jonë se përballon dot, me mirekuptim kemi rritur biletën por jo në mënyrë abuzive ndaj protestojmë për të parë se cfarë do të bëhet.

Do ngelemi pa paguar taksat. Ne kryeministrin e kemi dëgjuar, sot ka patur pak reagim për uljen e çmimeve. Sot ka shkuar deri në 2300 lekë, por kjo sdo të thotë se është rregulluar.

Ne presim nëse është e arsyeshme, të shohim si është tregu sa është rritur në bursë. Është vjedhur, është abuzuar, do presim. Nëse shteti ka qenë i papërgatitur.

Do presim, do diskutuar.

Sepse me logjikë jemi një shërbim, jemi përfaqësuesit tuaj. Nafta rritet, edhe mielli, si do jetojmë, janë redukstuar autobusat. Ai është njëshi.

Nuk flas për licencat, për mua tregu është i lirë”– tha një prej tyre për Faxnews.

“Licenca jepen për ditë, Tirana ka 1600 taksi, është abuzive, duke parë edhe BE.

Është abuzim, liberalizimi i licences të bëhet me të gjithë, jo vetëm te taksitë.

Ne presim të ndalohen ato vazhdojnë.Kemi shumë kërkesa por si përmend dot sot”– u shpreh një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...