30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Situata e përmbytjeve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën raportin , ja zonat me rrezikshmëri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një raportim për situatën e përmbytjeve të 24 orëve të fundit. Kështu, vërehet se qindra hektarë tokë janë në ujë, ndërsa vërshimeve nuk i kanë shpëtuar as banesat. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish.

Njoftimi:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Në njësinë administrative Ana Malit ka permbytje ne nje sipërfaqe prej 400 ha. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësine administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.

Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.

Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.

Eshte hapur diga në rezervuarin e Qafmollës në Rrëshen pasi ka arritur pikën kritike, nuk ka shkaktuar probleme deri tani.

Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.

Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.

Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.

Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.

Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore.

Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, mbeten në gatishmëri në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...