13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre shtetas kosovarë

Arrestohen në flagrancë tre shtetas kosovarë, të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Shpallet në kërkim edhe shtetasi që kishte siguruar dokumentet e falsifikuara, shtetasve të arrestuar, kundrejt pagesës së shumave të konsiderueshme.

Sekuestrohen tre leje qëndrimi gjermane, të falsifikuara. Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– L.I, 24 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe P.A.,27 vjeç, të tre nga Kosova. Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Kosava, rezident në Gjermani.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.

Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve. Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

25-vjeçari gjendet i vdekur në Oslo/ Hetimi për lidhjet e prindërve me Epstein ngre...

0
Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, është gjetur i vdekur në Oslo, në një periudhë kur po zhvillohen hetime mbi kontaktet e dyshuara të familjes...

‘Tigra letre’/ Khamenei sulmon SHBA-në: prania e tyre sjell pasiguri në Lindjen e Mesme

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes...

Trump rrit tarifat në 25% për automjetet nga BE/ “Nëse prodhojnë në SHBA, nuk...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian në masën...

‘Ishalla kështu vazhdon’/ Gimbo tregon takimin e Selin Bollatit me mamanë e tij: u...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin dhe një takim të rëndësishëm familjar mes tyre. I...

‘Një fundjavë si kauboj’/ Sydney Sweeney dhe Scooter Braun konfirmojnë lidhjen, romancë serioze mes...

0
Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke ndarë për herë të parë momente së bashku në rrjete sociale. Aktorja 28-vjeçare,...