17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Skandali në politikën shqiptare: Kandidati për deputet ‘Shqipëria Bëhet’ arrestohet për drogë, largohet nga koalicioni!

 

Kandidati për deputet i forcës politike “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, Ergys Isufi, është lënë i lirë pas arrestimit të tij një ditë më parë për drogë. Ai u ndalua nga policia në një kontroll rutinë, ku iu gjet një sasi e vogël kokainë. Për shkak të sasisë të vogël të drogës, Prokuroria e Sarandës vendosi ta procedojë atë në gjendje të lirë, ndërsa Isufi dyshohet të jetë përdorues i drogës, por rezulton pa precedent penal.

Për këtë ngjarje të rëndë, Adriatik Lapaj, drejtuesi i Nismës “Shqipëria Bëhet”, njoftoi se Ergys Isufi do të largohet nga lista e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe nuk do të jetë më pjesë e koalicionit të tij.

Isufi, i cili ka jetuar për disa vite në Suedi, u ndalua teksa udhëtonte me një tjetër person nga Saranda drejt Borshit. Kontrolli i ushtruar në banesën e tij nuk nxori asgjë të jashtëligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...