10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Skandali tek AKSHI: Kallëzimet penale ndaj Drejtoreshës Mirlinda Karçanaj nuk ndalojnë

Kallëzimet penale në SPAK, për Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj nuk kanë të mbaruar.

Prokurorët kanë hapur disa dosje për Karçanajn, madje ajo është thirrur para disa javësh në ambientet e SPAK për ta marrë në pyetje.

Por këto zhvillime, akuza dhe skandale që mbajnë emrin e AKSHI-t nuk i bëjnë përshtypje kryeministrit Edi Rama. Askush nuk mban përgjegjësi.

Madje pas sulmit të hakerave para pak ditësh në INSTAT, në vend që qeveria të “priste” kokat e fajtorëve, kryeministri vazhdon të sfidojë SPAK, i cili po i çon me radhë të gjithë bashkëpunëtorët e tij drejt qelisë. Kreu i qeverisë po vazhdon me skemat e tij për të mbajtur pas vetes ata që i rrinë besnikë, ose me ata zyrtarë që pas tyre fshihen personazhe të fuqishëm me lidhje të errëta, politike, ekonomike dhe kriminale. Si me zyrtarë të tjerë të lartë që i ka mbrojtur deri në fund kur i ka marrë SPAK, njëjtë po vepron Rama edhe me Karçanajn. Ai së fundmi e ka marrë vete në Samitin Botëror të Qeverive në Forumin për Inteligjencën Artificiale dhe politikat më të suksesshme, ku ishin të pranishëm, biznesmenë të fuqishëm dhe ekspertë shumë të njohur. Si mundet të mbrohet një drejtuese që ka patur në duar dhe ka shfrytëzuar, e po shfrytëzon miliarda lekë për forcimin e sigurisë të sistemeve kundër sulmeve kibernetike dhe në fund koha tregon se ky institucion është një “gropë e madhe thithëse” korrupsioni pasi lekët e taksapaguesve shqiptarë derdhen lumë për hiç gjë? Edhe trajnimet e saj në Dubai me lekët e shqiptarëve janë të kota.

Skandalet

Na gjeni një drejtuese në botë që do vazhdonte të qëndronte në krye siç po vepron Mirlinda Karçanaj edhe pse nxori sheshit të gjitha të dhënat private të çdo shqiptari.

Linda po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës së saj qorre e shurdhe duke u justifikuar gjithmonë kur plasin skandalet.

Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe askush nuk ka përgjegjësi. Askush.

Madje Karçanaj ka mësuar nga udhëheqësit e saj që e mbajnë akoma në krye të këtij institucioni me argumentin se këto gjëra ndodhin kudo.

U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne. Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë.”

Rama duhet ta shkarkonte menjëherë Karçanajn nga detyra që në momentin kur u publikuan listat e pagave të të gjithë shqiptarëve.

Ajo nuk e dha dorëheqjen pasi tha se nuk ka asnjë përgjegjësi për publikimin e listës së pagave dhe kreu i qeverisë nuk mori asnjë masë për këtë skandal të madh që shkaktoi “tërmet” në opinionin publik.

Jo vetëm kaq, por masa e saj duhet të ishte më e rëndë kur plasi skandali i patronazhistëve.

Të dhënat personale duhet të mbrohen me ligj dhe institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor për ti mbrojtur ato. Karçanaj, dështoi dhe socialistët që i kanë siguruar nga AKSHI, apo diku tjetër të dhënat personale duhet të mbanin përgjegjësi. Jo vetëm kaq, por shkarkimin urgjent ajo duhet ta merrte nga tenderat e dyshimtë që ka dhënë, pasi ato janë kthyer në monopol dhe i fitojnë të njëjtat kompani. Le ta marrim të mirëqenë se AKSHI-t po i bie në qafë. Le ta marrim të mirëqenë po ashtu se AKSHI nuk ka asnjë përgjegjësi për patronazhistët, për rrjedhjen e të dhënave dhe skandalet e tjera dhe fajtorët kryesorë janë hakerat. Po për lekët e taksapaguesve shqiptarë si do i bëhet? Kush do të mbajë përgjegjësi nëse fajtore nuk është Karçanaj e cila është shndërruar si një monument kulture që vazhdon të mbrohet nga Edi Rama?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...