34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Skandali, tenderi për impiantet e energjisë diellore në godina publike. FSHZH shpall fituese ofertën 200 mijë euro më të lartë

Shpërdorimi me paranë publike nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po shtrihet pothuajse në çdo tender. Rasti më i fundit është në tenderin prej 1,7 milion eurosh për instalimin e impianteve të energjisë diellore me qëllim furnizimin me energji të ndërtesave publike, apo për ndriçimin rrugor.

Në garë kanë marrë pjesë 5 subjekte, ndërkohë që fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “HTM” sh.p.k dhe “BE – IS” sh.p.k me një ofertë prej 163,7 milion lekësh ose 1,4 milion euro, dhe që në fakt ka qenë oferta e tretë për nga çmimi. Përpara saj janë të renditura oferta e bashkimit të opëratorëvë kryesuar nga “START CO” sh.p.k me vlerë 139 milion lekë ose 1,2 milion euro, dhe ajo dhënë nga kompania “SIRETA” sh.p.k me vlerë 144,4 milion lekë ose 1,25 milion euro.

Por edhe pse diferenca në çmim është plot 200 mijë euro me bashkimin e operatorëve të shpallur fitues, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka renditur një sërë kriteresh që nuk janë përmbushur për të justifikuar skualifikimin. Kriteri i përzgjedhjes së ofertës më të mirë ekonomike nuk merret fare në konsiderarë nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, edhe pse ai është kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesve në garat e prokurimeve publike.

Dyshimet janë se pas çdo tenderi ka një fitues të paracaktuar. Ironia në rastin më të fundit qëndron në faktin se qëllimi i vendosjes së paneleve diellore në institucione publike është kursimi i energjisë dhe për rrjedhojë edhe i parave, ndërkohë Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një të rënë të lapsit shpenzon 200 mijë euro më shumë për të përzgjedhur një ofertë të shtrenjtë se ato që ishin më të leverdishme.

BW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...