26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Sot luhet Ukrainë – Uells, “luftë” për një biletë në Botërorin “Katar 2022”

Kjo e diel është dita, kur Ukraina ose Uellsi, do të bashkohen me ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës “Katar 2022”. Ëndrra e Oleksandr Zinchenko (ManCity) dhe shokëve të tij të skuadrës është të jetë Ukraina, çka do t’i sillte pak gëzim vendit të tij në momente kaq të vështira pas pushtimit të Rusisë. Por, gjithashtu edhe Gareth Bale dhe shokët e tij dëshirojnë që Uellsi të jetë në Katar.

Uellsi ka luajtur vetëm një Botëror dhe ishte në vitin 1958. Ata arritën në çerekfinale. “Zemrat tona janë te fëmijët, familjet, populli i Ukrainës. Por kjo është një ndeshje dhe ne duam të fitojmë”,- tha lojtari i Real Madridit, Bale, kapiteni i Uellsit.

Ukraina mundi Skocinë të mërkurën në gjysmëfinale (1-3). Për skuadrën e drejtuar nga Oleksandr Petrakov, në lojë është më shumë se futbolli. “Lojtarët tanë u shkruan ushtarëve dhe morën një flamur, që premtuan ta varnin në dhomat e zhveshjes”,- tha dje trajneri i Ukrainës. “Situata është shumë e vështirë në Ukrainë dhe jo të gjithë mund të shikojnë futboll, por ne do të përpiqemi të përqendrohemi dhe të luajmë mirë”.

Ukraina kishte 3500 tifozë në tribunat në Glasgow, ndërsa këtë të diel, mes mbështetësve të saj në Cardiff, do të jenë edhe 100 refugjatë ukrainas të ftuar nga Uellsi.

Ukraina ose Uellsi do të jenë skuadra e 30-të që do të kualifikohet në Kupën e Botës. Mbetet të dihet vetëm emri i dy finalistëve të fundit, fituesit e dy ‘play-off’-eve ndërkontinentale. Të martën do të luhet ‘play-off’-i aziatik (Emiratet Arabe-Australi), fituesi i të cilit do të përballet me Perunë më 13 qershor për një vend në Kupën e Botës. Në datën 14 do të luhet ‘play-off’-i Kosta Rika-Zelanda e Re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...